Për shkak të temperaturave ekstreme në ditët në vijim kur do të përfshihet i gjithë vendi dhe Qyteti i Shkupit, si dhe për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, nga sot 21.07.2022 sugjerojmë për sjellje të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme gjatë vizitës së hapësirës ​​publike, veçanërisht në parqet dhe në malin Vodno, Parkun Natyror Gazi Babë.

Andaj, U BËJMË THIRRJE të gjithë qytetarëve për vigjilencë dhe gatishmëri, për shkak të mbrojtjes së sigurisë dhe përhapjes së mundshme të zjarreve. Rekomandojmë që gjatë qëndrimit në sipërfaqet publike të mos ndizni zjarr, të mos hidhni shishe plastike dhe prej qelqi, të mos digjni mbeturina dhe materiale të tjera të ndezshme, si dhe të mos hidhni bishta cigaresh, sepse përbëjnë rrezik potencial për mjedisin jetësor. Gjithashtu, nëse vëreni zjarr, lajmëroni menjëherë Brigadën e Zjarrfikësve në telefonin 193 ose Qendrën e Menaxhimit të Krizave në telefonin 195 ose 122.

Share