Ekipet këto ditë janë të angazhuara në disa lokacione nëpër qytet, duke realizuar aktivitete për rregullimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike.
Në kanionin Matka po realizohen aktivitete për rregullimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe hapësirës përreth. Në terren ishte edhe drejtori Muamer Seferi, i cili ndoqi nga afër ecurinë e punimeve dhe realizimin e aktiviteteve.
Në Gjorçe Petrov po punohet në krasitjen e vegjetacionit të ulët, kositjen dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra.
Në Aerodrom po punohet intensivisht në largimin dhe pastrimin e degëve të rrëzuara, ndërsa aktivitete po realizohen edhe në disa lokacione të tjera nëpër qytet.
Share