Filluam aksionin për pastrimin e sipërfaqeve publike në qendrën e qytetit. Nga sot, ekipet e terrenit të NP Parqe dhe Gjelbërime në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale, do të realizojnë aksion për pastrimin dhe rregullimin e gjelbërimit në bul. Goce Dellçev.

Aksioni përfshin kositjen e sipërfaqeve me bar, krasitjen e bimësisë, mbledhjen e mbeturinave dhe plehrave, si dhe ngarkimin e tyre në kamion. Sipas planit, aktivitetet do të realizohen në të dyja anët dhe në zhardinerën qendrore përgjatë gjelbërimit të bulevardit, duke filluar nga ura Goce Dellçev e deri te QT East Gate Mall.

Share