Në planin e rregullt të punës, kositja ditore e sipërfaqes së barit dhe mbledhja e barit të kositur është aktivitet prioritar i ekipit të rajonit Aerodrom
Aktivitetet aktuale të peizazhit në bulevardin Goce Dellçev.
Në kuadër të aktiviteteve aktuale për peizazhe pranverore në parkun Mbrojtës në lagjen Draçevë, kemi përmirësuar mbjellësit e luleve me fidanë sezonalë, të cilët ofrojnë freski shtesë në të gjithë zonën e parkut.
Duke e plotësuar me disa lloje luleve sezonale , zbukurojmë figurën e luleve Pallua në Bulevardin Metropolitan Teodosij Gologanov.
Me fidane lulesh sezonale zbukurojmë figurat e luleve në të gjithë gjelbërimin e qytetit. Sot me fidanë të ri është formuar dhe rregulluar tërësisht figura e Lejlekut në bulevardin Jane Sandanski në komunën e Aerodromit.
Ekipet nga disa pika të qytetit sot po punojnë bashkë në kositjen dhe rregullimin e anës së majtë dhe të djathtë të kejit të Vardarit.
Ekipet e terrenit sot kositën gjelbërimin anësor në rrugën Boca Ivanova, ndërsa në rrethrrotullimin në Butel krasitën bimët me shkurre. Në të njëjtën kohë, plotësisht ështe kositur edhe bari në Bulevardin Bosna dhe Hercegovina dhe rrugën Butelska.
Me lule të reja zbukuruam gjelbërimin e rrethrrotullimit në komunën Kisella Voda.
Kositja mekanike e sipërfaqeve me bar, mbetet aktiviteti ynë prioritar me rregullimin pranveror të sipërfaqeve të gjelbra në të gjithë qytetin. Me aktivitetet e planifikuara për ditën e sotme, përveç kositjes së një pjese të gjelbërimit në zonën qendrore të qytetit, zbukuruam edhe zhardinerat në sheshin Filip II me lule të stinës.
Aktivitetet për kositjen makinerike të sipërfaqeve të barit i kryejmë me faza në të gjitha zonat në gjithë gjelbërimin e qytetit. Rruga Vasil Çakalarov në komunën e Gjorçe Petrovit është pjesë e lokacioneve ku ekipet e kanë zhvilluar këtë aktivitet sot.