Sot, drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Muamer Seferi, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, morën pjesë në mbjelljen e fidaneve të reja në dy lokacione në Komunën e Çairit.
Në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”, para objektit të Komunës, u mbjellën fidane të llojit Liquidambar.
Mbjellja vazhdoi edhe në lagjen Fushë Tophanë, në rrugën “Metodija Mitevski”, ku u mbjellën fidane të llojit Prunus, si dhe shkurre dekorative Berberis, duke pasuruar më tej hapësirat e gjelbëra publike të kësaj zone.