Këtë mëngjes, në Parkun Gazi Babë po zhvillohen aktivitete për rregullimin dhe freskimin e hapësirës.
Po mblidhen letra dhe mbeturina, ndërsa po rregullohen edhe sipërfaqet e gjelbëra.
Një pjesë e pajisjeve janë rikonstruktuar dhe freskuar me një shtresë të re boje, ndërsa janë vendosur edhe ulëse dhe tavolina të reja për vizitorët.
Parku për kafshët shtëpiake është rikonstruktuar tërësisht me elemente të reja në lokacionin ekzistues, ndërsa është ndërtuar edhe një park i ri motorik.