Me krenari të veçantë ndajmë lajmin se të punësuarit nga të gjithë sektorët, përfshirë edhe administratën e NP “Parqe dhe Gjelbërim”, Florakom dhe Luna DOOEL, fituan disa mirënjohje në “Komunalijada” e 32-të, përkatësisht në lojërat tradicionale sportive sindikale për të punësuarit e ndërmarrjeve publike të organizuara nga SUTKOZ.
Lojërat sportive u mbajtën nga 4 deri më 7 qershor në Ohër, ku të punësuarit tanë arritën rezultate të shkëlqyera në disiplinat sportive:

Vendi i parë – Aranzhimi i luleve

Vendi i parë – Bowling (meshkuj)

Vendi i dytë – Futboll

Vendi i dytë – Bowling (femra)

Vendi i dytë – Tërheqje litari (meshkuj)

Vendi i tretë – Pikado (femra)

Vendi i tretë – Basketboll (meshkuj)

Këto suksese janë rezultat i frymës ekipore, përkushtimit dhe energjisë sportive të kolegëve tanë, të cilët e përfaqësuan me dinjitet ndërmarrjen.
U dërgojmë urime të sinqerta të gjithë pjesëmarrësve për mirënjohjet e fituara dhe për prezantimin e suksesshëm të NP “Parqe dhe Gjelbërim”.