Sot realizuam rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra në Parkun e Parajsës, ku u zhvilluan intensivisht aktivitetet e planifikuara për kositjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. Çdo ditë, me punë të përkushtuar, investojmë në çdo pjesë të gjelbër të qytetit, duke ruajtur dhe zhvilluar gjelbërimin urban si një element të rëndësishëm të arkitekturës peizazhore të qytetit.
Për shkak të temperaturave të larta dhe valës së të nxehtit, është vënë në funksion sistemi i ujitjes, ndërsa njëkohësisht vazhdon edhe aktiviteti prioritar – kositja e sipërfaqeve me bar në disa rajone të qytetit. Paralelisht me këto aktivitete, po kryhet krasitja e degëve të varura të pemëve që vështirësojnë lëvizjen e lirë në shtigjet
Me krenari të veçantë ndajmë lajmin se të punësuarit nga të gjithë sektorët, përfshirë edhe administratën e NP “Parqe dhe Gjelbërim”, Florakom dhe Luna DOOEL, fituan disa mirënjohje në “Komunalijada” e 32-të, përkatësisht në lojërat tradicionale sportive sindikale për të punësuarit e ndërmarrjeve publike të organizuara nga SUTKOZ. Lojërat sportive u mbajtën nga 4 deri
Sipërfaqet e gjelbra të rregulluara dhe të mirëmbajtura në Qendrën Rekreative Sportive Saraj janë rezultat i punës së përkushtuar të ekipeve tona, të cilët çdo ditë kujdesen për një mjedis më të pastër dhe më të bukur për të gjithë qytetarët. Qendra Rekreative Sportive Saraj ju pret këtë fundjavë si vend ideal për shëtitje, rekreacion
Rezultati i aktiviteteve të zhvilluara në terren në rajonet e Çairit dhe Fushë Tophanës – sipërfaqe të gjelbra të kositura dhe mbeturina të mbledhura