Drejtori Sefi Shabani sot e vizitoi fidanishten e Butelit dhe i inspektoi pemët dhe fidanët të cilët janë prodhim i ndërmarrjes.
Ndërkaq, ai u informua për sfidat dhe gjendjen e kapaciteteve prodhuese dhe fidanëve që do të jenë pjesë e sipërfaqeve të gjelbra të rregulluara publike në qytet.
Drejtori më pas i vizitoi ekipet e terrenit në rrugën Ruzveltova, ku janë duke u mbjellë fidanë të rinj të llojit të gështenjës dhe dafinës-vishnjë (prunus) në vendet ku ato janë tharë ose mungojnë.
Share