Aktivitetet vijuese për mirëmbajtjen dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra publike në gjithë qytetin janë duke u zhvilluar me rregull. Në atë drejtim, ekipet tona, në koordinim me Komunën e Aerodromit çdo ditë mbledhin gjethet nga gjelbërimi. Me mekanizimin dhe angazhimin e punëtorëve nga ai rajon, ky bashkëpunim i suksesshëm vazhdon me qëllim për të pasur një Shkup të pastër. Gjithashtu mbledhja e gjetheve nga gjelbërimi si dhe aktivitetet tjera sezonale të ekipeve tona zhvillohen edhe në rajonet tjera të qytetit, duke qëndruar të përkushtuar ndaj kujdesit për një qytet të pastër dhe të gjelbër.

Share