Ekipet këto ditë me aksion për kositjen e gjelbërimit në kejin e Vardarit janë duke realizuar aktivitete intensive të rregullimit të vegjetacionit, në koordinim dhe me urdhër të Qytetit të Shkupit. Aksioni filloi në Lisiçen e Re, duke filluar nga ura Binjaku deri në NP “Llajka”, ku këtë javë janë duke bërë kositjen e sipërfaqeve të parregulluara të gjelbra, krasitjen e degëve, prerjen e lastarëve si dhe ngarkimin e tyre në kamion. Ekipet me mekanizim përkatës janë duke realizuar kositje dhe pastrim të sipërfaqes dhe rregullim të vegjetacionit të egër në këtë hapësirë.

Njëkohësisht, në kuadër të aksionit të kositjes së gjelbërimit në kejin, janë duke u realizuar punime edhe në anën e majtë të Vardarit, ku është duke u realizuar rregullimi i gjelbërimit duke filluar nga gryka e Lepenecit në Vardar deri te ura në bul. 8 shtator.

Ky aksion është pjesë e aktiviteteve të jashtëzakonshme të punës së NP Parqe dhe Gjelbërime. Në bashkëpunim të përbashkët me Qytetin e Shkupit, në mënyrë të përkushtuar dhe të rregullt i mirëmbajmë sipërfaqet e gjelbra në qytetin për të mirën e vizitorëve dhe për qëllime të rekreacionit të qytetarëve në kejin e Vardarit.

Share