Në aktivitetet rrjedhëse të cilat ekipet e NP Parqe dhe Gjelbërime janë duke i kryer në pjesën e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbra publike nëpër qytet, është duke u bërë kositja e gjelbërimit nëpër komunat e Shkupit. Ekipet në të gjitha rajonet tashmë janë duke e bërë kositjen e tretë në kejin e Vardarit. Në periudhën e kaluar në të dyja anët e kejit të lumit Vardar e kositëm gjelbërimin nga ura Binjaku në drejtim të Lisiçes së Re në Komunën e Aerodromit, ndërsa në vijim është edhe kositja e gjelbërimit te pjesa nën Kalanë. Ekipet, këto ditë, gjithashtu janë duke bërë sërish kositje në pjesën e kejit te Parku i Qytetit. Gjatë kësaj jave, me aktivitete më intensive në të dyja anët e kejit, bëhet kositja e gjelbërimit nga pjesa kryesore e sipërme e kejit në koordinim të përbashkët me ekipet e NP Rrugë dhe Rrugica” – Shkup nga ura në Hrom duke vazhduar në pjesën te Karposh 4 dhe Karposh 3 deri te hoteli Aleksandar Pallas. Aktivitetet e kositjes vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme në të gjitha sipërfaqet ku bimësia dhe gjelbërimi imponojnë mirëmbajtjen e rregullt të saj.

Share