Temperaturat jashtëzakonisht të larta ndikojnë dukshëm mbi të gjitha aktivitetet të cilat ekipet i kryejnë çdo ditë për mirëmbajtjen e rregullt të sipërfaqeve të gjelbra.
Andaj, nga dje ora 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit ekipet e terrenit në të gjitha rajonet në gjelbërimin e qytetit nisën vaditjen e sipërfaqeve të gjelbra në të gjithë qytetin gjatë natës.
Ky aktivitet do të realizohet edhe në periudhën e ardhshme në përputhje me planin e paraparë të punës.
Share