Në bazë të monitorimit të kryer nga Agjencia për Mbrojtje të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, nga 47 ueb faqe të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike, NP Parqe dhe Gjelbërime – Shkup është vlerësuar më vlerësim më të lartë me ç’rast është ndërmarrja publike më transparente, bashkë me NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup dhe NP Higjiena Komunale – Shkup. Kjo edhe njëherë e vërteton angazhimin dhe prioritetet tona në procesin e transparencës së punës sonë dhe shërbimeve ndaj qytetarëve. Duke i përmbushur detyrimet ligjore për publikim të informatave në pajtim me kompetencat tona si ndërmarrje, angazhimi ynë është t’i avancojmë shërbimet ndaj qytetarëve në kohë dhe duke i azhurnuar plotësisht kategoritë e nevojshme të informatave. Vazhdojmë edhe më tutje angazhimin për të mundësuar dhe ndihmuar për qasje më të lehtë në shërbimet duke kryer funksionin si informator i parë për qytetarët.

Share