Tetorin – muajin ndërkombëtarë të ngritjes së vetëdijes për kancerin në gji, edhe këtë vit e shënuam në mënyrë simbolike përmes mbjelljes së luleve. Me stolisjene formës lulore të fjongos në Parkun e qytetit me rasat të ri të luleve të llojit të krizantemave, drejtori Ardijan Muça dhe drejtori teknik Igor Veljanoski së bashku me të punësuarit e gjinisë femërore, mbollën lulet, për të ngjyrosur me këtë simbolin të cilin të gjithë mirë e njohim si “fjongo me ngjyrë roze“, duke përcjellë me këtë një porosi dhe përkrahje të fuqishme luftës kundër kancerit në gji. Si një ndërmarrje me përgjegjësi shoqërore, edhe kësaj radhe po i vazhdojmë orvatjet tona drejtë përkrahjes për fuqizimin e vetëdijes, duke ofruar përkrahjen tonë të pa rezervë personave të cilët po luftojnë me këtë sëmundje të vështirë.

Kjo është përkrahje e vogël, por e rëndësishme për të gjithë ata, për faktin se çdonjëri meriton shansin për të luftuar !

Share