Me rastin e fillimit të pranverës, sot, gjatë një vizite në ndërmarrje, në fidanishtet prodhuese të Florakom SH.P.K., kaluam kohë të këndshme me fëmijët nga Kopshti i fëmijëve “Srniçka” – Shkup.
Fëmijët u pritën nga ushtruesi i detyrës drejtor, z. Muamer Seferi, së bashku me menaxherin, z. Zelkif Topojani.
Në një atmosferë plot gëzim dhe buzëqeshje, duke mësuar se si të mbjellin lule dhe të kujdesen për to, për bimët dhe mjedisin jetësor, orën ekologjike e plotësuam me një shëtitje dhe njohje nga afër me fidanishtet prodhuese dhe kapacitetet e fidaneve sezonale të luleve.
Në shenjë falënderimi , edukimin ekologjik e përmbyllëm me mesazhe nga fëmijët dhe një fotografi të përbashkët, si motiv për takime të tjera në të ardhmen.