Me ardhjen e ditëve të ngrohta, gjelbërimi është ai që veçohet me diversitetin e tij duke i dhënë freski dhe kolorit. Lulet janë pjesë e këtij diversiteti. Në disa lokacione nëpër gjelbërimin publik, ekipet tona këtë periudhë filluan me mbjelljen e fidanëve të luleve sezonale në sipërfaqet me lule. Në shumë ngjyra, manushaqja është ajo që do t’i zbukurojë lehet e luleve dhe figurat e luleve në gjelbërimin në qytet.

Krahas këtij zbukurimi me lule të gjelbërimit publik, gjatë kësaj periudhe bëhet edhe rregullimi i sipërfaqeve të gjelbra me mbjelljen e fidanëve të rinj. Fidanët e rinj zbukurues dhe dekorativë tashmë vërehen në gjithë qytetin, ku këtë periudhë ekipet janë duke i mbjellë në disa lokacione.

Share