Projektet e planifikuara për rregullimin e ri hortikulturor të sipërfaqeve të gjelbra publike në qytet janë pjesë e aktiviteteve të planifikuara që kemi filluar gjatë kësaj periudhe. Sipërfaqet e rregulluara të gjelbra janë pikërisht ajo që synojmë. Pra, në pjesën e ngritjes dhe rregullimit të sipërfaqeve të reja të gjelbra, u rregullua gjelbërimi i zhardinerës së mesme në bul. Brigada e 12-të Maqedonase. Për shkak të lokacionit, dendësisë si dhe dukshmërisë më të madhe në komunikacion, dhe në përputhje me normat hortikulturore për këtë lloj të rregullimit, u imponua nevoja për rikonstruksion dhe gjelbërim të rregulluar kompakt në këtë bulevard në Komunën e Aerodromit.

Me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet tona, në periudhën e kaluar kanë kryer rikonstruksion të plotë të korsisë së mesme të bul. Brigada e 12-të Maqedonase. Në një sipërfaqe prej 2761 m² përgjatë bulevardit, zhardinera u mbush me dhè të cilësisë së lartë, u rrafshua dheu, u vendos sistem i ri i ujitjes pika-pika, u mboll edhe bar. Përveç rregullimit do të bëhet edhe mbëltimi i fidanëve.

Share