Rregullimi i sipërfaqeve të gjelbra është pjesë e aktiviteteve programore në të cilat ekipet kanë punuar në periudhën e kaluar sipas planit të përcaktuar të punës në disa lokacione të qytetit. Një nga lokacionet e përmendura është sipërfaqja e gjelbër publike në kalatën Dimitar Vllahov afër Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Me sipërfaqe totale prej 3244 m2, sipërfaqja publike është e ndarë në disa parcela me shtigje këmbësorësh. Realizimi i rregullimit të sipërfaqes përfshin disa faza të cilat janë të lidhura, duke filluar me pastrimin dhe rregullimin e bimësisë dhe sipërfaqes ekzistuese, gërmimi dhe heqja e shtresës sipërfaqësore, vendosja e tokës cilësore, rrafshimi tokës, instalimi i sistemit të ujitjes, përgatitja e tokës për mbjelljen e drurëve, mbjelljen e bimësisë dhe formimi i parkut.

Në lokacionin me këtë realizim është paraparë mbjellja e fidanëve dhe shkurreve gjethembajtëse dhe gjetherënëse. Është planifikuar që fidanët të vendosen pjesërisht në hapësirë, ku do të mundësohet qëndrim i këndshëm për vizitorët. E gjithë zona e gjelbër do të rregullohet me fidanë gjetherënës të cilat do të formojnë rresht drurësh. Përgjatë shtigjeve për këmbësorë do të ketë kombinim të drurëve gjethembajtëse dhe gjetherënës.

Share