Në hapësirat pranë Qendrës Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia janë mbjellë fidane të reja, ndërsa janë rregulluar edhe vazot dekorative të gjelbërimit në të dyja anët e urës me mbjelljen e fidanëve të rinj dekorativë.
Në parkun pranë memorialit të Nënë Terezës po zhvillohen aktivitete për kositjen dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbëra.
Ngjyrat vjeshtore të drurëve i japin një bukuri dhe ngrohtësi të veçantë mjedisit urban, duke i bërë hapësirat e gjelbëra edhe më tërheqëse.