Kositja e sipërfaqes së barit, mbledhja e barit të kositur, krasitja e gjelbërimit dhe ruajtja e pastërtisë janë aktivitetet e rregullta që ekipet kryejnë çdo ditë për të mirëmbajtur gjelbërimin e parkut në Mega Parkun Dame Gruev, pranë Lepenecit.
Drejtori Jeton Buqi, së bashku me një pjesë të ekipit menaxhues të ndërmarjes, vizituan parkun, duke vëzhguar detyrat e përditshme të mirëmbajtjes së ekipeve në atë zonë.
Aktivitetet pranverore në mirëmbajtjen e bimësisë po kryhen nga ekipet në terren me intensitet të shtuar këtë periudhë, veçanërisht në parqet në të gjithë qytetin.