U realizua pastrimi manual i liqeneve nga mbeturinat, hedhjet e ndryshme, ambalazhi nga plastika, degët dhe gjethet, që përfshin një pjesë të aktiviteteve të cilat gjatë ditës së djeshme i realizuan ekipet tona në suaza të pjesës së dytë të Parkut të qytetit. Aktivitetet lidhur me pastrimin ekipet tona do ti vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, me ç’rast do të pastrohet edhe liqeni në pjesën e parë të Parkut të qytetit. Në të njëjtën kohë po zhvillohen edhe operacionet e rregullta punuese që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe higjienës në parkun e lartpërmendur.

Me këtë rast, po i përkujtojmë dhe lusim qytetarët për sjellje të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi gjatë qëndrimit në sipërfaqet e gjelbërimit publik dhe në parqet e qytetit.

Share