Moti që përfshiu dje rajonin e qytetit të Shkupit me reshje intensive të borës bëri që ekipet tona të përgatiten në kohë. Për shkak të peshës së borës dhe rrezikut nga thyerja dhe rënia e drurëve më të brishta, ekipet tona gjatë orëve të mbrëmshme dolën në terren për të hequr borën nga fidanët në disa vende kritike të qytetit. Me këto aktivitete ekipet vazhdojnë edhe gjatë ditës, me ç’rast janë duke u pastruar edhe shtigjet e këmbësorëve nëpër parqe. Varësisht nga moti i paralajmëruar, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Share