Në bazë të paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPH) për mot të ndryshueshëm, të shoqëruar me erëra jugore me intensitet mesatar deri të fuqishëm, u bëjmë apel qytetarëve që të mos i parkojnë automjetet e tyre nën pemë dhe të shmangin qëndrimin në afërsi të tyre, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga pasojat e mundshme.
Nëse vëreni pemë të rrëzuara, degë të thyera apo ndonjë rrezik tjetër të shkaktuar nga era e fortë, ju lutemi ta raportoni menjëherë në numrin e emergjencës 112 ose në numrat e telefonit kujdestarë të publikuar në faqen zyrtare të NP “Parqe dhe Gjelbërime”.
U bëjmë apel të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet dhe të jenë të kujdesshëm.