Informatë për publikun se më datë 8 dhe 9 tetor (e shtunë dhe e diel), ekipet tona në bul. 8 shtator në afërsi të Fakultetit të Arteve Dramatike do të bëjnë heqjen e dy drurëve, pas Vendimit të lëshuar nga Sektori për Punë Komunale i Qytetit të Shkupit. Bëhet fjalë për drurë me lartësi prej 35 metrash dhe përbëjnë rrezik të madh për rënie. Rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ç’rast do të rregullohet trafiku nga ora 08:00 deri në orën 14:00 nga semaforët në bul. Ilinden deri te semaforët në bul. Aradhet Partizane në të dy drejtimet. Për realizimin e plotë të aksionit, ekipet e Sektorit Aletë e Drurëve do të intervenojnë së bashku me Brigadën Territoriale Zjarrfikëse me mjet zjarrfikës me shportë me lartësi 27 metra. Gjithashtu, në aksion do të marrë pjesë edhe ekipi nga NP Parkingu i Qytetit me automjet për të mundësuar parkim të pandërprerë të automjeteve që do të kryejnë intervenimin në rrugën Rugjer Boshkoviq, afër bul. 8 Shtator. Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Karposhit, e cila do të angazhojë edhe një ekip punëtorësh dhe një automjet ngarkues.

Share