Ekipet nga rajoni i Karposhit së bashku me punëtorët e Florakom SHPKNJP, kanë nisur aksionin e përbashkët për pastrimin e serrës së madhe në hyrje të ndërmarrjes. Disa nga serat, të cilat shumë vite nuk ishin në funksion dhe ishin të parregulluara dhe të lëna pas dore, me propozim të udhëheqësisë së re dhe me përpjekjet e të gjitha potencialeve të ndërmarrjes, filluan të rikthehen në funksion. Duke i pastruar nga gjelbërimi i egër, barërat e këqija, degët, dhe mbeturinat, ekipet do të punojnë në rregullimin e hapësirës, duke siguruar kushtet e nevojshme dhe të domosdoshme për prodhimin e fidanëve të luleve. Kjo është pjesë e qëllimeve për punë me nikoqirllëk e ndërmarrjes, për zgjerimin dhe thellimin e të gjitha kapaciteteve prodhuese, me ç’rast dalëngadalë e rikthejmë konkurrencën në treg.

Share