Si pasojë e të reshurave të borës që kapluan rajonin e Qytetit të Shkupit këtë fundjavë, ekipet tona ndërmorën aktivitete për të intervenuar në kohë. Në përputhje me udhëzimet e miratuara në mbledhjen e shtabit të krizës të Qytetit të Shkupit, ekipet e shërbimit dimëror kryen aktivitetet e caktuara në kompetencë të tyre. Kështu që, në të gjitha rajonet, ekipet tona pastruan vegjetacionin nga bora, si dhe pastruan borën nga shtigjet e këmbësorëve nëpër vendet publike dhe parqet, ndërsa kësaj here ekipet nga Sektori i Aleve të Drurëve nuk kishin intervenime dhe raportime nga Qendra e Menaxhimit të Krizave dhe nga qytetarët për drurë dhe degë të rëna.

Share