Në kuadër të aktiviteteve të tyre të rregullta, ekipet operative nga sektori për Pemët e Rrugëve janë çdo ditë në terren duke realizuar Vendimet e lëshuara nga Sektori për Punë Komunale të Qytetit të Shkupit.
Sot, me angazhim maksimal, filluan me kryerjen e aktiviteteve për krasitjen dhe ngritjen e kurorave të drunjëve në komunën Aerodrom, me ç’rast mundësohet lëvizje e papenguar për këmbësorët dhe çiklistët përgjatë shtigjeve, parandalohet rënia e degëve të thata dhe sigurohet dukshmëri më e madhe e sinjalizimit rrugor për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Share