Në konceptin e programit për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra publike nëpër qytet, është cekur edhe parku i cili këto ditë u rregullua në Butel 2. Me sipërfaqe prej 4.230m² në afërsi të Poliklinikës në Çair, gjelbërimi i ri e zbukuroi parkun, ku krahas rregullimit të hapësirës me gjelbërim të ri u vendos edhe sistem i ri për ujitje, e me ngjyrosje u përtëri edhe këndi i lojërave. Në takimin e përbashkët të punës, në aktivitetet e rregullimit të parkut dhe elementeve të parkut morën pjesë edhe drejtori Ardijan Muça dhe kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski. Parku i rregulluar në këtë mënyrë është vend i vërtetë për takime dhe shëtitje të këndshme për banorët e kësaj pjese të qytetit!

Share