Aktivitetet e planifikuara për ngritjen dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra publike i fillojmë në disa lokacione nëpër gjelbërimin publik. Sipas Programit të miratuar vjetor për punën për vitin 2022 të ndërmarrjes, dhe në koordinim të përbashkët me Qytetin e Shkupit, në sipërfaqet e gjelbra publike është paraparë formimi i sipërfaqeve të reja të gjelbra, parqeve, mbjellja e fidanëve të pemëve, fidanëve gjethembajtëse me mbulesë, fidanëve dekorativë dhe shkurreve. Përveç sipërfaqeve të gjelbra të reja dhe ekzistuese, është planifikuar që fidanët shtesë të vendosen edhe në gjelbërimin qendror dhe anësor ekzistues përgjatë bulevardeve dhe rrugëve magjistrale.

Për këtë flet edhe rregullimi i sotëm i gjelbërimit anësor në bul. Serbia, i cili mori një pamje të re. Kështu, ekipet mbollën  fidanë të rinj gjethembajtëse dhe  gjetherënëse, si dhе shkurre dekorative që do të dekorojnë këtë pjesë të bulevardit. Gjelbërimi i ri i shpërndarë si përmbajtje duke dhënë imazhin e tij të peizazhit, do të kontribuojë edhe në procesin si pastrues i ajrit nga ndotja. Gjelbërimi i sipërfaqeve publike me fidanë të rinj do të bëhet në faza, duke përfshirë pothuajse të gjitha komunat e Shkupit, ku do të intensifikohen aktivitetet e mbjelljes, veçanërisht në muajt e pranverës.

Share