Në impiantet prodhues të Florakom SHPKNJP filluan përgatitjet për procesin e prodhimit të fidanit veror, lulet e të cilëve do t’i zbukurojnë lehet e luleve nëpër sipërfaqet e gjelbra publike në qytet. Duke filluar me mbjelljen e farave të llojit tagetes dhe petunia, drejtori Sotirovski u uroi punëtorëve punë të suksesshme. Në interes të mbështetjes dhe përkushtimit në punën e të gjithë ekipit, krahas vizitës drejtori iu bashkua ekipit dhe dha kontributin e tij në vetë punën. Duke u informuar për procedurën e prodhimit të fidanit të lules, ai theksoi nevojën e angazhimit edhe më të madh të të gjitha kapaciteteve të kompanisë. Procesi i prodhimit të fidanit të lules përfshin disa faza, ku përveç atyre tanimë të mbjella do të mbillen edhe lloje tjera të fidanit veror.

Share