Një numër i madh i llojeve të fidanëve halorë dhe gjetherënës, kaçuba, perenë dhe topiarë, paraqesin fidanët e rinj të cilët do ti gjelbërojnë sipërfaqet e gjelbërimit publik në qytetin tonë. Ky Aksion i madh i vjeshtës, sot u shënua përmes mbjelljes së alesë së re të drunjve përgjatë bulevardit “ASNOM” (“KAÇKM”). Dr. Ardijan Muça, Kryetari i Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov dhe Kryetari i komunës së Aerodromit z. Zllatko Marin, i theksuan orvatjet për përmirësimin e mjedisit jetësorë dhe aktivitetet për fisnikërimin e gjelbërimit urban me fidanë të rinj, si një tërësi e vetme ekologjike. Aksioni për mbjelljen e fidanëve, paraqet një pjesë të aktiviteteve programore të ndërmarrjes të cilat realizohen në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit e që synojnë fisnikërimin dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbërimit me fidanë të rinj. Me këtë aksion, do të mbillen më shumë se 15.000 fidanë të cilësisë së lartë. Gjithashtu, aksioni do të vazhdojë të zhvillohet në pajtim me lokalitet e përcaktuara përmes planifikimeve paraprake, në mbarë qytetin edhe atë përgjatë gjelbërimit të bulevardeve, parqeve dhe rrugëve magjistrale të qytetit.

Share