Reshjet e borës që e kapluan Shkupin, i aktivizuan menjëherë ekipet tona për pastrimin në kohë të borës nga gjelbërimi. Duke e ndjekur punën në terren, sot herët në mëngjes aktiviteteve të pastrimit iu bashkua edhe drejtori Sotirovski. Duke dhënë mbështetjen e plotë, drejtori së bashku me ekipet punoi në pastrimin e borës nga fidanët dhe shkurret e reja në parkun e qytetit. Ekipet, gjithashtu, intervenojnë në disa lokacione në rajonet e qytetit ku po pastrohen shtigjet e këmbësorëve, urat dhe elementet nëpër parqe. Në disa vende pastrimi i borës është bërë me mekanizim. Sipas kushteve të motit, situata do të ndiqet në terren, dhe sipas nevojës do të intervenohet edhe pasdite dhe në mbrëmje.

Share