Masa sistemore për eliminimin e mundësive për korrupsion në kuadër të qytetit dhe për parandalimin e çfarëdo konflikti të interesave është procedura e vetingut të cilën Qyteti i Shkupit e filloi për herë të parë. Dje, drejtori Sotirovski bashkë me drejtorët e ndërmarrjeve tjera e nënshkruan procedurën e vetingut. Duke vendosur sistem të qëndrueshëm të integritetit në kuadër të ndërmarrjeve publike nën kompetencat e qytetit, kjo është masë sistemore për eliminimin e mundësive për zero tolerancë për korrupsion. Me atë, Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me zbatimin e politikës së re të integritetit për forcimin e procedurës etike dhe profesionale në administratën e qytetit.

Share