Në prag të këtyre festave dhe në pajtim me politikën korporative të ndërmarrjes, drejtori Angele Sotirovski, sot në mëngjes i vizitoi fëmijët që janë duke u trajtuar në Klinikën Universitare për sëmundjet e fëmijëve. Në prani të drejtoreshës së klinikës Aspazija Sofijanova, drejtori u dëshiroi, para së gjithash, shëndet të mirë, fëmijëri të lumtur, si dhe u përgatiti surprizë për më shumë buzëqeshje në Vitin e Ri. Kështu, përveç pishave natyrale nga plantacionet tona, të shoqëruar me Baba Dimrin gazmor, fëmijët morën edhe pako me libra, lodra dhe produkte ëmbëlsirash për Vitin e Ri.
U dëshirojmë GËZUAR VITIN E RI buzëqeshjeve dhe fytyrave të gëzuara të fëmijëve.
Share