Bliri është pemë atraktive me kurorë të madhe dhe është ideale për mjedise urbane sepse është tolerante ndaj kushteve të ndryshme përfshirë ndotjen e ajrit. Në Shkup gjendet bliri i argjendtë (Tilia tomentosa), bliri gjethevogël (Tilia cordata) dhe bliri gjethegjerë (Tilia platyphylls). Kjo pemë mund të jetojë disa qindra vite dhe të arrijë një lartësi prej 20-40 metrash. Bliri si pema gjetherënëse më e spikatur dallohet nga gjethet në formë zemre, kurora e saj e rrumbullakosur dhe mjaft e gjerë. Lulëzon në pranverë-verë, në fillim të qershorit, dhe lulet kanë një aromë të mrekullueshme, të cilat lëshojnë të ashtuquajturin sekret veshtullor – vesë mjalti.  Çaji i famshëm i blirit i cili është mjaft i dobishëm për ftohje dhe grip. Ka efekt qetësues dhe efekt të dobishëm për sistemin kardiovaskular, për gjakun, dhe përdoret veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga anemia.

Share