Për shkak të temperaturave të larta dhe njoftimeve për rritje të rrezikut nga zjarret në hapësire të hapur, APELOJMË ndaj të gjithë qytetarëve të jenë më vigjilentë. Rekomandojmë që gjatë qëndrimit në sipërfaqe publike, të mos ndizni zjarr, mos hidhni shishe plastike dhe prej qelqi, mos digjni mbeturina dhe material të tjera të djegshme dhe mos hidhni bishta cigaresh, pasi paraqesin rrezik potencial për mjedisin.