Të nderuar bashkëqytetarë,
Ju njoftojmë se për shkak gjendjes lidhur me virusin “Kovid 19”, në pajtim me rekomandimet e Qeverisë që u miratuan gjatë seancës së 23-të me ç’rast u përcaktua: ndalesa për qasjen e personave dhe automjeteve në Park pyllin “Vodno” çdo ditë gjatë periudhës nga pra 18:00 deri në ora 6:00 ditës së ardhme, gjithashtu ndalohet edhe tubimi i grupeve prej më shumë se pesë persona, nëpër parqe, vende dhe sipërfaqe të tjera publike.
Apelojmë deri te të gjithë qytetarët që ti respektojnë këto rekomandime, për të mirën e të gjithëve.