– Në disa rajone të qytetit bëjmë kositjen e barit dhe mbledhjen e barit të kositur, mbledhjen e mbeturinave nga sipërfaqet me bar, i pastrojmë sipërfaqet nga mbeturinat ndërtimore dhe me fryrës e fryjmë barin e kositur nga shtigjet dhe të njëjtin e ngarkojmë.
– Në lehet e luleve në rajonin e Qendrës, Çairit dhe Aerodromit bëhet mbjellja e fidanëve të luleve vjeshtore të krizantemës, manushaqes, luleshqerrës, lakrës dekorative dhe silenes.
– Në parkun e qytetit pastrohen shtigjet e asfaltit dhe rërës, mblidhen letra, mbeturinat e gjetheve. Bëhet kositja e barit, mbledhim barin e kositur dhe e ngarkojmë atë.
– Me fidanë lulesh sezonale të vjollcës, me ngjyrë të verdhë dhe të kuqe e rregulluam lehen e luleve Flamur në bul. Aleksandri i Maqedonisë.
– Ekipet nga Vodno janë duke bërë krasitjen e bimësisë me kërcell të ulët, për dukshmëri dhe siguri më të madhe për vizitorët përgjatë rrugës së pyllit park, nga kompleksi Panorama në Vodnon e Mesme.

Share