• Sot në mëngjes, ekipet e QRS Saraj janë duke i pastruar gjethet e rëna nga sipërfaqet e gjelbra, nga zona e parkimit në park dhe nga shtigjet e këmbësorëve. Është duke u bërë mbledhja e mbeturinave dhe ngarkimi i tyre në kamion.

E nisim këtë javë duke mbjellë lulen tonë të preferuar për muajin tetor, e ajo është krizantema. Emri “chrysanthemum” rrjedh nga greqishtja e lashtë chrysos (ari) dhe anthemon (lule). Vjeshta do të prarojë akoma më shumë përgjatë bulevardeve kryesore të Shkupit.

Me urdhër të Qytetit të Shkupit, për shkak të ndërtimit të një pjese të rr. Aradhet Partizane (sipas PDU), sot ekipet në terren transplantuan dy prej 4 pemëve të planifikuara – dy panje, një gështenjë të egër dhe një frashër. Procedura u zhvillua në rendin më të mirë të mundshëm dhe këto pemë do të vazhdojnë të marrin frymë në rrethin e Kopshtit Zoologjik.

Share