Ekipet tona sot janë duke krasitur pemët në bulevardin Metropolit Teodosij Golloganov me qëllim për të rritur sigurinë e të gjithë kalimtarëve. Me krasitjen mundësohet njëkohësisht qarkullim i pandërprerë i këmbësorëve dhe çiklistëve nëpër shtigjet, si dhe sigurohet dukshmëri më të madhe të sinjalistikës së trafikut, me ç’rast rritet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Heqja e degëve të thata dhe të thyera të varura, përveç që kontribuon në rritjen e sigurisë, e përmirëson gjithashtu edhe stabilitetin dhe shëndetin e pemës, duke i mundësuar qarkullim më të madh të dritës së diellit dhe ajrit.
Me këtë përmirësohet pamja e përgjithshme e peizazhit urban në qytet.
Share