Aktivitetet kryesore në orarin e sotëm të ekipeve të terrenit vazhdojnë edhe më tutje të jenë kositja e sipërfaqes me bar, mbledhja e gjetheve, mbledhja e barit të kositur dhe e mbeturinave nëpër gjelbërimin te rrethrrotullimi në Autokomandë dhe parku Skulptura.
Mirëmbajtja e rregullt e gjelbërimit është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe punojmë çdo ditë për ta përmbushur këtë detyrë, me qëllim për të pasur hapësira të gjelbra të rregulluara në të gjitha pjesët e qytetit.
Share