Fidanët e rinj e pasuruan gjelbërimin përgjatë rrugës Jordan Mijallkov!
Sot ekipet e terrenit mbollën fidanë të rinj të llojit acer campestre dhe photinia, në rrugën Jordan Mijallkov, në qendër të qytetit.
Aktiviteteve iu bashkua edhe drejtori Sefi Shabani, duke e përmbyllur rrjedhën e përgjithshme të realizimit të aksionit të sotëm të mbjelljes.
Pemët në mjediset urbane luajnë rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit, në reduktimin e zhurmës së automjeteve dhe dhe formojnë hapësira të gjelbra që kontribuojnë në bukurinë e përgjithshme të qytetit.
Share