Rregullimi dhe mirëmbajtja e gjelbërimit publik në qytet nuk është gjithmonë vetëm një përgjegjësi, por shumë më tepër se kaq.
Drejtori Sefi Shabani, së bashku me ekipin udhëheqës të ndërmarrjes u bind për sfidat me të cilat ballafaqohen ekipet e terrenit gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës, duke e monitoruar rrjedhën e aktiviteteve të krasitjes së pemëve në rrugën Jordan Mijallkov.
Formësimin e kurorave të drurëve e realizuan përgjatë rrugës me qëllim për të mundësuar qarkullimin e sigurt dhe të pandërprerë të komunikacionit, ku vazhdojmë të punojmë në përmbushjen e aktiviteteve të përcaktuara.
Share