Jemi duke punuar në rregullimin e gjelbërimit publik në bulevardet e qytetit.
Përgjatë gjelbërimit anësor dhe qendror të bulevardit 8 Shtatori, këto ditë, në mënyrë të ekipuar, me mekanizim përkatës jemi duke bërë heqjen e trungjeve, rrënjëve dhe vegjetacionit të egër, formësimin e pemëve, si dhe rregullimin hortikulturor me fidanë të rinj.
Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim sipas dinamikës dhe planit të paraparë të punës.
Share