Drejtori Zuhejr Rexhepi e pranoi me kënaqësi iniciativën e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, dhe ftesën nga drejtori Prof. dr. Skender Asani, për shënimin e 19 vjetorit të lumturimit të Nënë Terezës (19.10.2022).
Me këtë rast, sot në shenjë të respektit të madh ndaj veprës dhe humanizmit të pamasë të Agnesa Gonxha Bojaxhiut, u mbollën 5 bredha të argjendtë në lokacionin e shtëpisë së saj përkujtimore (Sheshi i Shkupit), në këtë datë të rëndësishme nga jeta shpirtërore e Nënë Terezës. Qofshin fidanët e rinj simbol i vazhdimësisë dhe përcjelljes së vlerave të saj të pamasë humanitare e civilizuese të cilat ajo i përhapte në mënyrë vetëmohuese. Në evenimentin e sotëm NP Parqe dhe Gjelbërime përfaqësohet nga Sanja Ivanovska, këshilltare e drejtorit, e cila në mënyrë simbolike mbolli një bredh të argjendtтë.

Share