Për një hapësirë publike më të rregulluar, po realizojmë aktivitete për rinovimin e një pjese të elementeve urbane në qendër të qytetit.
Me preparate të përshtatshme për mbrojtje dhe mirëmbajtje, këto ditë ekipet tona kanë kryer lyerjen e ulësëve në sheshin “Maqedonia”, në qendër të qytetit. Me këtë përmirësohet pamja dhe rregullsia e hapësirës, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të këndshëm për të gjithë qytetarët.