Sipas planit të caktuar të punës për sot të ekipeve nga sektori i aleve të drunjve, në përputhje me vendimet e lëshuara nga Sektori për Punë Komunale i Qytetit të Shkupit, u krye krasitja e drunjve në disa lokacione brenda gjelbërimit urban të qytetit.
Ekipet operative ndërhynë në krasitjen dhe formësimin e drunjve në rrugën Lokov nr. 26 në komunën Kisela Vodë, në aleën e drunjve te Hoteli Park në Parkun e Qytetit, si dhe në gjelbërimin pranë parkingut të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit në Qendër.
Share