Gjatë ditës së sotme, në orët e mëngjesit ekipet tona gjatë realizimit të aktiviteteve të punës dhe gjatë kontrollimit rutinë nëpër Parkun e natyrës “Gazi Baba” vërejtën një element të shkatërruar të parkut. Bëhet fjalë për vend panoramën me shtylla tërësisht të shkatërruara dhe të thyera, me ç’rast edhe e njëjta është mjaftë e dëmtuar. Ky është edhe një akt i sjelljes vandale dhe të pandërgjegjshme. Gjithashtu, dukuria e tillë e ulëseve dhe tryezave të shkatërruara të parqeve, gjatë këtyre ditëve u vërejt edhe në park – pyllin “Vodno”. Një pamje e tillë flet qartë për mungesë të përgjegjësisë ndaj natyrës, por edhe vetes. Ne si Ndërmarrje publike, me të gjitha kapacitetet tona këto elemente të parqeve i vendosëm saktë për vizitorët, por prapëseprapë, mirëmbajtja dhe ruajtja e tyre është një përgjegjësi e barabartë për të gjithë ne.

Share