Përmes rregullimit hortikulturorë u përtëri një pjesë e gjelbërimit në bul. “Kërste Petkov Misirkov”. Nga poliklinika e Bit Pazarit deri te ura “Nëna Tereza” në një sipërfaqe prej 3.123 m2 përmes gjelbërimit të kësaj hapësire, mbjelljes së fidanëve stolisëse të llojit “thuja woodwardii” si dhe me instalimin e sistemit të ri të ujitjes, u realizua rikonstruksioni i tërësishëm i kësaj sipërfaqe të gjelbërimit publik.
Rregullimi i sipërfaqeve të gjelbërimit urban po realizohet në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe në bashkëpunim me komunat e qytetit.

Share